
Një 31 vjeçar me inicialet K.G është arrestuar nga policia pas një muaji hetimesh me metoda speciale falë të cilave u zbulua se ai transportonte emigrantë nga Egjipti të cilët synonin të kalonin në vendet e BE.
Policia ndërhyri gjatë momentit kur i riu po qarkullonte në rrugën e vjetër të Rinasit së bashku me 6 emigrantë të cilët do t’i transportonte në Kukës në mënyrë që më pas të kalonin kufirin dhe të shkonin drejt vendeve të BE.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

