
Policia turke bëri me dije se ka arrestuar Liridon Rexhepin që prej 30 gushtit, por informoi vetëm sot pas marrjes në pyetje. Autoritetet thanë se gjetën prova të transfertave dhe se shqiptari pranoi se punonte për inteligjencën izraelite, për bazën sekrete të Turqisë.
Rexhepi i transferonte para personelit në terren në Turqi, i cili qëllonte me dronë, kryente operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe përpilonte informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.
Mediat turke bënë me dije se është konstatuar se ai ka bërë shumë transferta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Union. Të gjitha lëvizjet e Rexhepit janë monitoruar, sidomos lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij.
Aktiviteti i zbuluar te llogaritë financiare
Liridon Rexhepi filloi të monitorohej hap pas hapi që nga momenti i hyrjes në Turqi më 25 gusht 2024 dhe aktivitetet e tij u regjistruan. Pas kësaj faze u vendos koordinimi me Drejtorinë e Degës TEM të Policisë së Stambollit.
Rexhepi u ndalua nga Drejtoria e Degës TEM të Policisë së Stambollit më 30 gusht. Liridon Rexhepi, i cili në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transferta parash, është arrestuar dhe dërguar në burg nga gjykata.
Rrjeti i parave i MOSSAD-it
Si rezultat i operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.
U zbulua se personeli në terren në Turqi i përdorte paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane. Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburimet e tyre në Siri përmes Western Union.
Gjithashtu u përcaktua se paguanin burimet e tyre në Siri nëpërmjet kriptomonedhës.
/ Versus.al







