AKTUALITET /

Vazhdojnë skandalet te Onkologjiku/ Pacientët me kancer bëjnë kimioterapi mbi tavolina

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një foto të disa pacientëve nga ky spital të cilët bëjnë kimioterapi të ulur në karrige dhe mbi tavolinë.

Shkruar nga Versus

Vazhdojnë skandalet te Onkologjiku/ Pacientët me kancer

Nuk kanë të sosur skandalet tek Onkologji. Nuk është vetëm mungesa e medikamenteve por pacientët marrin trajtim e tyre në kushte skandaloze.

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një foto të disa pacientëve nga ky spital të cilët bëjnë kimioterapi të ulur në karrige dhe mbi tavolinë.

Stafa thekson se në kushte normale një pacient me tumor duhet të qëndrojë në poltron gjatë gjithë kohës kur bën kimio dhe jo në karrige.

“Kjo fotografi është bërë në pavionin e Hematologjisë në QSUNT.

Këta pacientë janë duke bërë kimioterapi.

I shikoni? Kimioterapi në karrige.

Si mund të bësh kimioterapi në karrige, për terapi që shkojnë deri në 6 orë?

Ku janë poltronët?

Si mundet që ky pavion, t’i trajtoj pacientët në këtë formë?

Si mundet t’i lënë pacientët kështu?

Një pacient duhet të qëndrojë në poltron, gjatë kohës që bën kimion, jo në karrige.

p.s Fotografia është nxjerrë nga pacientët”, shkruan Stafa në postimin e tij. /Versus.al

Vazhdojnë skandalet te Onkologjiku/ Pacientët me kancer

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: