AKTUALITET /

Vëllai i tij ndërroi jetë, Kel Demi ndan lajmin e trishtë: Saimiri iku tek Hyji

Shkruar nga Versus
Vëllai i tij ndërroi jetë, Kel Demi ndan lajmin e trishtë:
I ndjeri Saimir Demi dhe vëllai i tij Enkel Demi

Moderatori i njohur Enkel Demi reagoi për ndarjen nga jeta të vëllait të tij Saimir Demi, gazetarit të njohur sportiv.

Gazetari sportiv, Saimir Demi ndërroi jetë sot në moshën 57 vjeçare pas betejës me sëmundjen e rëndë. Lajmin e trishtë e përcolli edhe vëllai i tij, moderator i njohur Enkel Demi i cili shkroi në rrjetet sociale se i vetmi ngushëllim që ka është se vëllai i tij nuk vuajti.

Ndërsa bëri me dije se varrimi do të bëhet të nesërmen në orën 14:00, teksa më herët rreth orës 12:00 do të mbahen homazhe në hollin e RTSH.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.”- shkruan ai. Versus.al

Poll