AKTUALITET /

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, sipërfaqe me kullota përfshihen nga flakët në Maliq

Për përballimin e situatës, drejt vatrës së zjarrit janë angazhuar edhe forca shtesë nga bashkia dhe policia lokale.

Shkruar nga Versus

 

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, sipërfaqe me kullota

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë pyjore dhe kullota në fshatin Strelcë, Njësia Administrative Gorë, bashkia Maliq. Burime për median bëjnë me dije se banorët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili është nisur me urgjencë drejt zonës së prekur nga flakët.

Për përballimin e situatës, drejt vatrës së zjarrit janë angazhuar edhe forca shtesë nga bashkia dhe policia lokale.

Kujtojmë se kjo verë ka qenë veçanërisht e rënduar për vendin, me dhjetëra vatra aktive zjarri në shumë qytete dhe fshatra. Flakët kanë rrezikuar jo vetëm sipërfaqe të mëdha pyjore, por edhe banesat e qytetarëve.

Situata më kritike aktualisht paraqitet në Delvinë, ku në tre fshatra ka nisur evakuimi i banorëve. Raportohet për banesa të djegura, por numri i saktë i tyre ende nuk është konfirmuar. /Versus.al

Tags:

zjarr

Poll