AKTUALITET /

VENDIMI/ Trafikuan 650 emigrantë, GJKKO shpall dënimet për 19 anëtarët e dy grupeve kriminale (EMRAT)

Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave 6 000-8 000 euro

Shkruar nga Versus

VENDIMI/ Trafikuan 650 emigrantë, GJKKO shpall dënimet për 19

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale (shqiptarë e të huaj) që kanë transportuar mbi 650 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë në periudhën 2023–prill 2024.

Për 19 prej tyre u vendos dënimi me burg, teksa 4 prej anëtarëve u shpallën të pafajshëm.

Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave 6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.

Dënimet e dhëna nga GJKKO

Endri Seiti dhe Luan Tafalla dënohen me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Endrit Ismailaj dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Arnold Shpata dënohet me 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Altin Hasani dënohet me 2 vite e 6 muaj burg dhe lirohet nga qelia.

Edmond Braha shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga qelia. Shuhet masa “arrest në burg”.

Xhuljeta Çopa dënohet me 8 vite burg, 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Artur Mata dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Artan Sulaj shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga qelia.

Luan Sulaj dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Emmanuel Delphin Assako dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Arba Hysenallari dënohet me 6 vite burg, 4 vite me gjykim të shkurtuar.

Shkëlzen Matmuja dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Faik Matmuja dhe Bukurosh Muja dënohen me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Poll