POLITIKË /

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Presidenti i KiE nesër në Tiranë. Publikohet agjenda, takim bilateral dhe konferencë për mediat me Ramën

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Versus

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Presidenti i KiE nesër në

Ditën e martë (2 qershor) viziton Tiranën zyrtare presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Në një njoftim për mediat, kryeministria ka publikuar agjendën e vizitës e cila zhvillohet në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda

11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve

12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp. Versus.al

Poll