POLITIKË /

“Hotelet sjellin vetëm turizëm masiv”, Rama mesazh protestuesve për “Zvërnecin”: PS mbrojti Parkun e Vjosës, s’po e cënojmë natyrën

Rama e ka cilësuar investimin si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se projekte të tilla janë të dëshirueshme për çdo shtet që synon rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të sektorit të turizmit

Shkruar nga Versus

“Hotelet sjellin vetëm turizëm masiv”, Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish debatin publik mbi projektin e madh turistik të planifikuar në zonën e Zvërnec, gjatë një aktiviteti në Berat me rastin e 35-vjetorit të themelimit të degës së Partia Socialiste e Shqipërisë në qark.

Në fjalën e tij, Rama e ka cilësuar investimin si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se projekte të tilla janë të dëshirueshme për çdo shtet që synon rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të sektorit të turizmit.

Sipas tij, debati publik nuk duhet të fokusohet vetëm te një projekt i veçantë, por te vizioni afatgjatë i zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, ku turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore.

“Debati është se çfarë Shqipërie do të kemi pas 15 vitesh,” u shpreh Rama, duke shtuar se rritja e cilësisë së turizmit është thelbësore për pagat, ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ai argumentoi se investimet e mëdha mund të sjellin ndikim të gjerë ekonomik, përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e të ardhurave në sektorë të ndryshëm dhe rritjen e vlerës së pronave në zonat turistike. Sipas tij, modelet e turizmit masiv dhe investimet e vogla nuk mjaftojnë për të garantuar zhvillim afatgjatë.

Duke iu referuar kritikave ndaj projektit në Zvërnec, kryeministri theksoi se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësitë për të tërhequr investime të huaja dhe për të zhvilluar potencialin e saj turistik, veçanërisht në bregdet.

Edi Rama: Nuk mund të rri dot pa u ndalur te tema e ditës, e natyrës. Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e planit të PS. Nuk e kanë vënë nën mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, e kemi vënë ne. Shqipërinë me 25% të territorit të mbrojtur, nga shumë herë më pak se sa e gjetëm, e kemi vizatuar ne, PS.

Të flasësh për zonat e mbrojtura, për peizazhet e mbrojtura në tërësi, dhe ti kthehesh PS, përfshi dhe mua, duke i parë si rreziku, ky është kulmi! Është një kulm që mund ta arrijë verbëria, e kombinuar me manipulimin. Kanjë protestës në Tiranë ku protestohet për të mbrojtur natyrën. Po kush e ka cënuar natyrën?

 Kush e vuri në rrezik biodiversitetin? U hoq nga zonë e mbrojtur Zvërneci? Po kush e hoqi? Çfarë zonë e mbrojtur ka qenë? Ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5.

Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do mbrohet apo jo diveristeti, pasi kjo është pjesë e pandashme e punës sonë përballë çdo diversitetiDebati është se çfarë Shqipërie do të kemi pas 15 vitesh. Si do ta rrisim prodhimin e brendshëm bruto, ku industrinë kryesore kemi turizmin.

Nëse mendojmë se do të rrisim GDP, pagat, pa rritur cilësinë e turizmit e kemi gabim.

Nëse ne mendojmë se do të vazhdojmë me investime të vogla dhe hotelet që sjellin vetëm turizmin masiv që ka qenë shumë i mirë por nuk është i qëndrueshëm.

Ata që mendojnë se është një turizëm që i vlen vetëm atyre që vijnë mendojnë gabim

Investime si ky i Zvërnecit është investim që do ti donte cdo vend dhe jo cdo vend I ka mundësitë ti ketë.

Janë investime që mobilizojnë bujqit, sistemin e transportit, mobilizojnë shumë të ardhura që shpërndahen, rritin vlerën e pronës së patundshme.

Transformimi i bregut të Vlorës i ka rritur vlerën pronës.

Çfarë do të thotë se “Shqipërinë nuk ja shesim të huajve”, “Shqipëria është e shqiptarëve”, kush e ka vënë në diskutim”, tha Rama. Versus.al

 

Poll