
Kryeministri Edi Rama tha se në Zvërnec do të zhvillohet një projekt me vlerë 4 miliardë euro nga Katari dhe jo nga Izraeli siç pretendohet në rrjetet sociale. Ndërsa nuk i kurseu kritikat për besimtarët e besimit islam të cilët sipas tij kanë kryer krimin e ndaluar nga Kurani, atë të shpifjes.
“Partnerë të jashtëzakonshëm janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro. Jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin dhe ikin, si ata që kanë ndërtuar pallate në Tiranë dhe ua kanë lënë banorëve që nuk marrin dot hipotekën, por si pronarë të terrenit të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrur në mënyrë strikte nga agjencia jonë e pastrimit të parave. Jo nga Izraeli, por nga Katari që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që i thonë vetes myslimanë, por vetëm myslimanë nuk kanë, vetëm Allah nuk kanë sepse bëjnë përditë krimin e ndaluar nga Kurani duke helmuar njerëzit me shpifje”- deklaroi Rama. Versus.al

