
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në fshatin Plan i Bardhë, pranë tunelit të Qafës së Buallit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia për të dhëna më të detajuara lidhur me rrethanat e aksidentit, identitetin e viktimës dhe numrin e personave të përfshirë në ngjarje.Versus.al

