AKTUALITET /

VIDEO/ 2.4 mld euro mashtrim me call-center, kapet në Tiranë anëtari i grupit të Josifit! Po përdorte celularin në timon

Mësohet se Sula është pjesë e grupit të Amant Josifit i cili dyshohet se kryesonte grupin që kreu 2.4 mld euro mashtrime me call centera në vende të ndryshme të Evropës.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 2.4 mld euro mashtrim me call-center, kapet në Tiranë
Amant Josifi dhe momenti i arrestimit të Ndriçim Sulës në Tiranë

Tiranë- Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Ndriçim Sula i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.

Sula akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në Spanjë. Fillimisht ai u ndalua nga policia rrugore pasi u kap teksa përdorte celularin në timon. Por pas verifikimeve të kryera, rezultoi se Sula ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Më konkretisht, 37 vjeçari akuzohet si pjesë e grupit të Amant Josifit i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga disa shtete për mashtrim me dëm 2.4 miliardë euro nëpërmjet call centerave. Aktualisht Josifi dyshohet se është arrestuar në Dubai. Kujtojmë se më parë Josifi ka punuar si këshilltar i Olta Xhaçkës gjatë kohës që kjo e fundit drejtonte ministrinë e Mbrojtjes. 

VIDEO/ 2.4 mld euro mashtrim me call-center, kapet në Tiranë
Amant Josifi

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e Ndriçim Sulës drejt Spanjës. Versus.al



Poll