AKTUALITET /

VIDEO/ “E pyeti për emrin dhe e qëlloi”, ezekutohet shqiptari në Kolumbi, arrestohet autori

251 vrasje janë kryer këtë vit në qytetin kolumbian, 10% më shumë se në vitin 2024. Dyshohet se vrasja e Artur Tushit është kryer për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “E pyeti për emrin dhe e qëlloi”, ezekutohet
Momenti i arrestimit të vrasësit nga Venezuela

Kolumbi- Një 44 vjeçar shqiptar i identifikuar si Artur Tushi është ekzekutuar me armë zjarri në qendrën tregtare Santa Fe ditën e djeshme.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari kishte edhe shtetësi ekuadoriane. Ndërsa është arrestuar vrasësi i cili po qarkullonte me një motor. Duke e cilësuar ngjarjen si vrasje me pagesë, mediat theksojnë se janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motori, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe një grua që shoqëronte shqiptarin.

VIDEO/ “E pyeti për emrin dhe e qëlloi”, ezekutohet
Foto montazh: Autori i arrestuar dhe pamje nga vendi ku vra 44 vjeçari shqiptar

Sipas raportimeve, vrasësi nga Venezuela e kishte ndalur shqiptarin dhe pasi e kishte pyetur për emrin, e kishte qëlluar.

Në artikull thuhet se mundet që shkak për këtë ekzekutim me pagesë të jenë bërë konfliktet në trafikun e drogës. Grupet shqiptare së fundmi janë shfaqur si faktor kryesor në operacionet e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Evropës. Versus.al

Poll