AKTUALITET /

VIDEO/ E rëndë te Komuna e Parisit, punonjësi i restorantit godet me thikë kolegun e tij në prani të klientëve

Klientët e lokalit kanë qenë dëshmitarë të gjithë skenës, duke rrëfyer se autori tashmë  i arrestuar e goditi viktimën në sy të tyre.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ E rëndë te Komuna e Parisit, punonjësi i restorantit godet
Pamje nga vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në lagjen “Komuna e Parisit”, brenda lokalit “City Lounge”, ku një punonjës ka goditur me thikë kolegun e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë një grindjeje të momentit në kuzhinë.

Sipas dëshmitarëve, konflikti ka eskaluar shpejt dhe njëri prej punonjësve ka marrë thikën dhe e ka goditur kolegun.

Klientët e lokalit kanë qenë dëshmitarë të gjithë skenës, duke rrëfyer se autori tashmë  i arrestuar e goditi viktimën në sy të tyre.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll