AKTUALITET /

VIDEO / "E vranë mo, e vranë..." Qëllohet me dy plumba në kokë roja e një objekti në Vlorë

Në "sitë" po kalon dhe e kaluara e Renato Hoxhaj. 58- vjeçari mësohet se jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar, por në zonë njihej si person i qetë.  

Shkruar nga Versus

VIDEO / "E vranë mo, e vranë..." Qëllohet me dy plumba

Dy plumba në kokë e një në kraharor. Kaq ka mjaftuar që jeta e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj të marrë fund dhe të gjendet sot në orën 06.00 pa shenja jete, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj është vrarë me armë zjarri. Ai ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. 

Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë.


Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë, ku ishe o Ceno”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Policia ka reaguar menjëherë duke ngritur një grup të posaçëm hetimor. Siç veprohet në raste të tilla, grupi hetimor po ndërmerr ato që janë veprimet e para dhe që shpesh janë vendimtare: si të gjenden prova materiale, të analizohen kamerat e sigurisë në zonë si dhe po merr dëshmi nga banorët ose kolegët e viktimës.

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Në "sitë" po kalon dhe e kaluara e Renato Hoxhaj. 58- vjeçari mësohet se jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar, por në zonë njihej si person i qetë.  

Viktima ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve, dhe bashkëjetonte me një grua.

Vlen të theksohet se orari i ngjarjes, 06:00 e mëngjesit, është mjaft i hershëm, çka mund të tregojë se vrasja është kryer me qëllim dhe planifikim, në një kohë kur rrugët janë ende të qeta dhe dëshmitarët të paktë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: