AKTUALITET /

VIDEO/ Fundjava rëndon trafikun drejt Juglindjes, radhë kilometrike tek rrethrotullimi i Bradasheshit

Fluksi i lartë i lëvizjes është regjistruar gjatë orëve të pasdites së së premtes, si pasojë e qytetarëve që janë nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes së vendit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Fundjava rëndon trafikun drejt Juglindjes, radhë kilometrike

Fundjava ka sjellë sërish trafik të rënduar në aksin kombëtar Tiranë – Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Qindra automjete nga kryeqyteti kanë marrë drejtimin për në zona të frekuentuara si Pogradec, Korçë, Prespa, Dardhë dhe Voskopojë, duke rënduar ndjeshëm qarkullimin në një nga akset më të ngarkuara të sezonit veror.

Në këtë fluks kanë ndikuar edhe emigrantët e kthyer në vend për pushime, si dhe vizitorë të huaj, të cilët kanë shtuar më tej numrin e automjeteve në qarkullim drejt juglindjes së Shqipërisë.Versus.al

 

 

Poll