AKTUALITET /

VIDEO/ Furnizonin grupet kriminale me armë, pranga 2 të rinjve! Pistoletat shiteshin deri në 3 mijë euro

Dy të rinjtë e arrestuar, i merrnin armët nga Kosova për t'ua shitur grupeve kriminale në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Furnizonin grupet kriminale me armë, pranga 2 të rinjve!
Momenti i arrestimit të të dyshuarve dhe gjetja e armëve të zjarrit

Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se vepronin si furnizues të grupeve kriminale me armë zjarri.

Në pranga kanë rënë dy të rinjtë, Arbër Hasa 19 vjeç dhe Joldi Pesa 20 vjeç, të dy banues në Vorë. Pas një hetimi dy mujor, policia arriti të finalizonte operacionin gjatë të cilit të rinjtë u kapën teksa qarkullonin me një mjet tip “Benz” në rrugën “Qafë Kashar-Rinas”.

Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën 4 pistoleta të modifikuara me silenciatorë të cilat më pas u shiteshin grupeve kriminale për shuma 2 mijë deri në 3 mijë euro. Në momentin e arrestimit, në automjet u gjet dhe një thikë.

Në vazhdim të këtij operacioni, u krye një kontroll në banesën e 49 vjeçarit, një shok i dy të rinjve të arrestuar, ku u gjetën dorezë metalike dhe shkop gome. Për pasojë, nisi procedimi penal edhe për 49 vjeçarin G.Sh. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: