
E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka mbërritur sot në Ministrinë e Brendshme, në një kohë kur ka nisur faza e intervistimit të 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi i intervistave po zhvillohet sipas rendit alfabetik, dhe i pari që u paraqit për vlerësim ishte Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrësit.
Vizita e VanHorn vjen në një moment të rëndësishëm të procesit, duke theksuar interesin e komunitetit ndërkombëtar për sigurinë dhe menaxhimin e forcave të rendit në vend./Versus.al
View this post on Instagram


