Një incident i pazakontë kur është në kulmin e tij ka ndodhur në Ksamil, ku një pushues dhe një officer policie janë përplasur dhunshëm mes njëri tjetri.
Sipas pamjeve të siguruara nga JOQ, pushuesi dhe oficeri i policisë janë parë duke u përleshur me grushte dhe shkelma, skena aspak të këndshme në kulmin e sezonit.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë, të cilët kanë reaguar me shqetësim ndaj mënyrës se si situata u trajtua.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, por pritet që të kryhen hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e këtij konflikti.
Dyshohet se konflikti lindi për parkimin e një makine, megjithatë nuk ka ende një ragim zyrtar.







