AKTUALITET /

VIDEO/ “Hiqi prangat, më ka dalë gjak tek dora”, 15 vjeçari arrestohet për një fishekzjarr

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Hiqi prangat, më ka dalë gjak tek dora”, 15

Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Nokës, i mituri Ajsel Kaçi është arrestuar nga policia me dhunë pasi kishte ndezur një fishekzjarr. Të pranishëm në vendngjarje janë edhe prindërit e 15 vjeçarit i cili kërkon t’i hiqen prangat pasi i kanë gërvishtur dorën.

“Aksioni i paparë i bluve. E prangosin një të mitur në sy të nënës së tij, për një fishekzjarr të ndezur. 15-vjeçarin Ajsel Kaçi e tërheqin prej teshash dhe ia skuqin duart gjak si të ishte një vrasës serial. Tash e ndritën”-shkruan Noka në postimin e bërë në rrjetet sociale. Versus.al

 
Poll