AKTUALITET /

VIDEO/ I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, ekstradohet në Shqipëri 32 vjeçari nga Elbasani

Hasanapapaj ishte në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2024

Shkruar nga Versus

VIDEO/ I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës në

Policia e Shtetit vijon operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, i fokusuar në lokalizimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit Sergej Hasanapapaj, 32 vjeç, lindur në Elbasan, i dyshuar si vrasësi i Beldar Muçës, ngjarje e ndodhur në viti 2022 në Belgjikë.

Hasanapapaj ishte në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit Sergej Hasanapapaj, 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./Versus.al

 

 

Poll