AKTUALITET /

VIDEO/ Ish kryebashkiaku i Kavajës, merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK! Rroshi: S'kam koment

Ervis Rroshi ka marrë zyrtarisht statusin e të pandehurit nga SPAK, ku i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre. Hetimet ndaj tij kanë nisur për shkak të dyshimeve për keqpërdorime gjatë kohës që ishte kryebashkiak, lidhur me dhënien e tenderave në mënyrë jo ligjore. 

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ish kryebashkiaku i Kavajës, merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK!

Ervis Rroshi ka marrë zyrtarisht statusin e të pandehurit nga SPAK, ku i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre. Hetimet ndaj tij kanë nisur për shkak të dyshimeve për keqpërdorime gjatë kohës që ishte kryebashkiak, lidhur me dhënien e tenderave në mënyrë jo ligjore. 

Pasi doli nga ambient e SPAK, Ervis Rroshi tha vetëm 3 fjalë:

 'Nuk kam koment!'

Avokati i tij gjithashtu nuk dha detaje thjesht konfirmoi se ish kryebashkiaku është marrë i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrëss

"Ka akuzë për shpërdorim detyre për tenderat. Do mbajmë qëndrimin tonë. Do e ndjekim procesin.”- tha avokati i tij.

Në ditët në vijim pritet që SPAK të zbardhë më shumë detaje nga rasti, ndërsa Rroshi do të përballet me hetimet për veprat penale që i rëndojnë mbi supe.

Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimit të Këshillit të Lartë të Shtetit, në bazë të auditit të vitit 2013-2014, kur Roshi drejtonte Bashkinë e Kavajës. Auditimi evidentoi parregullsi në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, me dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh.

Më parë, Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj tij, por SPAK e riktheu çështjen në hetim.

Elvis Roshi u paraqit në SPAK mesditën e kësaj të hëne siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Versus.al. Një muaj më parë, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i sekuestroi telefonin celular në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore.

Një javë pas zgjedhjeve të fundit, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, organizoi një operacion të gjerë në pronat e Roshit, ku u sekuestruan telefoni celular, fatura, kuponë nafte dhe lista zgjedhësish.

Gjithashtu, policia sekuestroi telefona celularë edhe nga tre persona të tjerë të përfshirë në hetimet për krime zgjedhore. Versus.al

 

Poll