Një mikrokredi e marrë shumë vite më parë çoi drejt një tentative vetëvrasje një 63 vjeçar.
Pal Trashaj, nga Lezha, dyshohet se ka tentuar që t'i jap fund jetës para godinës së SPAK. Ai dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar një lëndë të dyshuar helmuese.
63 vjeçari është fiksuar nga kamerat në gjendje të rënduar emocionale.
Pal Trashaj, një qytetar nga Lezha sorollatet prej muajsh për të hequr sekuestron mbi pagën dhe pronat. Ai pretendon se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë.
Trashaj disa kohë më parë ka treguar për mediat u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura si dhe i kërkoi t’i shlyejë ato përmes një kredie të re.
Prej disa vitesh 63 vjeçari ka patur probleme me një bankë të nivelit të dytë, ku ai pretendon se e ka shlyer borxhin ndaj kësaj banke, por pas disa vitesh sipas tij banka ka pretenduar se nuk ka shlyer borxhin, ku dy përmbarues i kanë marrë pronën.
Pal Trashaj, nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.
Pal Trashaj, i cili piu fotoksinë para godinë së SPAK, njihet si historian lokal në qytetin e Lezhës dhe i angazhuar në mbrojtjen e traditës dhe kulturës.
Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.
Pal Trashaj ka patur disa funksione në strukturat lokale të Bashkisë Lezhë, kryesisht për çështjet e kulturës. Prej vitesh ai kërkon drejtësi për rastin e tij. VERSUS.al







