Shkodër- Një 42 vjeçar i identifikuar si Gjovalin Mani është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrolleve në automjet e shtëpi iu gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Fillimisht Mani u ndalua nga policia teksa qarkullonte në fshatin Kryebushat dhe gjatë kontrollit në makinë iu gjet një sasi kokaine. Më pas kontrollet iu bënë edhe në banesë ku iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







