
Një panoramë shqetësuese ku plehrat digjen në vendgrumbullimim e mbetjeve pa kriter, vjen nga qyteti verilindor, Kukësi i cili është edhe një prej pikave hyrëse të turistëve nga Kosova.
Në videon e siguruar nga Versus.ai shihen shtëllunga tymi që dalin nga djegia e plehrave duke përbërë shqetësim për banorët e këtij qyteti pasi vendngrumbulli ndodhet pak metra larg qytetit.
Ky problem shqetëson prej kohësh banorët e qytetit verilindor ndërsa bashkia e këtij qyteti nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e tij.







