
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake ku pritet të vendoset nëse dosja e ish-presidentit Ilir Meta do të dërgohet për gjykim, do të pushohet, apo do të kthehet për plotësim hetimesh.
Mes të pandehurve është edh eish-bashkëshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi e cila u shfaq e buzëqeshur para gazetarëve. Ndërsa e pyetur për ndonjë deklaratë, tha se nuk kishte kohë në atë moment pasi e kishin njoftuar që të ishte e pranishme në seancë sa më shpejt.
“Do më thonë pastaj se nuk je paraqitur në orar se më njoftuan: hajdeni me vrap”- tha Kryemadhi. Versus.al
