Tiranë- Një 20 vjeçar me banim në Laç është arrestuar nga policia pasi iu gjet armë zjarri në makinë.
Efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi të riut 20 vjeçar G.T gjatë qarkullimit në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Në momentin që policët kanë kontrolluar mjetin tip “Benz”, poshtë sediljes së shoferit u gjet një pistoletë tip “Zastava” e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia procedoi penalisht edhe një tjetër 20 vjeçar me inicialet O.X i cili ndodhej në makinë me të riun dhe dyshohet se kishte dijeni për armën e zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








