
Policia në bashkëpunim me emergjencat civile evakuuan pesë persona që rrezikoheshin nga përmbytjet në Dimal. Ndërhyrja është bërë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, mes personave të evakuuar është edhe një grua e moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik.
Gjithashtu bëhet me dije se janë ndihmuar edhe banorët e fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje.
Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Gjithashtu, specialistët e Policisë në zona janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.
