
Tiranë- Një 41 vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga forcat Operacionale në kryeqytet.
Maqedonasi i identifikuar si Musli Aslani i lindur në Shkup kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra të rënda penale si: trafik droge, kërcënim, zhvatje dhe plagosje. Për këto vepra penale, kodi penalaustriak parashikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.
Gjatë arrestimit, 41 vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas arrestimit, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë. Versus.al







