Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ka shkuar sot në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO në kuadër të hetimeve për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash.
Pasi qëndroi për disa minuta brenda institucionit, Xoxa u pa teksa doli dhe më pas eci në këmbë për të gjetur makinën që e shoqëronte për në SPAK, pasi ndryshe nga herët e tjera, mjeti nuk ishte parkuar para Prokurorisë së Posaçme.
Xoxës i ishte caktuar masa “arrest shtëpie”, por gjykata vendosi t’ja lehtësonte duke marrë parasysh rrethanat e saj si nënë e një fëmije të mitur që duhet ta dërgojë në shkollë.
Gjer më tani të gjitha kërkesat dhe ankimet e Xoxës kundër kontrolleve të agjentëve të BKH, janë rrëzuar me vendim të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Versus.al








