
Mijëra qytetarë po qëndrojnë para komisariatit nr.3 tek rruga "Mine Peza" në Tiranë, duke thirrur në kor : "Lironi çunat" dhe "Nuk jeni vetëm".
Sipas njoftimit që kanë marrë, disa prej protestuesve që u shoqëruan nga policia gjatë përplasjes tek Kuvendi, ndodhen në komisariatin nr.3.
Protestuesit, të shoqëruar disa prej tyre dhe nga fëmijët, janë ulur përtokë, të mbështjellë me flamur kuq e zi ku kanë kërkuar që policia t'i lirojë shokët e tyre.
Ata kanë deklaruar se nuk do të largohen deri në daljen e tyre nga burgu.Versus.al

