Një konfikt çasti ka degraduar deri në përdorimin e armëve në kryeqytet. Fillimisht një telefonatë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke sinjalizuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet për ta verifikuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë liqenit artificial, tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.
Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri. Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me 4 makina. Automjetet janë identifikuar nga policia dhe po punohet për verifikme të mëtejshme.
Aktualisht, policia ka dalë vetëm me një informacion tërësisht paraprak. /Versus.al/








