Tiranë- Mesditën e sotme në kryeqytet u organizua parada e komunitetit LGBT ose siç njihet ndryshe “Parada e Krenarisë”. Gjatë marshimit, u kërkuan të drejta të barabarta për rritjen e ndërgjegjësimit dhe shprehjen e krenarisë për orientimin seksual.
“Liri, baraza dhe siguri” shkruhej në pankartën e madhe që mbanin gjatë marshimit të tyre që nisi nga qendra e kryeqytetit për të vijuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’’.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato që është pjesë e këtij komuniteti i cili tha se nuk duhet kurrsesi të ketë diskriminim ndaj tyre. Versus.al







