Një konflikt me dhunë u shënua pasditen e së enjtes në qendër të Beratit, ku u përfshinë një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar. Ngjarja ndodhi pranë ish-Pallatit të Kulturës, ku qytetari goditi me grushte efektivin e policisë.
Sipas dëshmitarëve, konflikti u shkaktua nga i riu, ndërsa një video e publikuar nga JOQ tregon momentin kur dy të rinjtë përleshen fizikisht, ndërsa një person i tretë përpiqet t’i ndalojë.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia mbi ngjarjen, ndërsa motivet e konfliktit mbeten të paqarta. Bazuar në dëshminë e qytetarëve që i kanë dhënë informacion JOQ, punonjësi i Policisë Bashkiake nuk ishte fajtor.
“Në momentin që po kaloja aty, nuk i pyeta sepse isha në rrugë, por polici ishte i Bashkisë. Ngjarja ndodhi pranë ish-Pallatit të Kulturës, afër xhamisë. Ai djaloshi e nisi konfliktin, polici nuk kishte faj,” tha një qytetar.
View this post on Instagram







