AKTUALITET /

VIDEO/ Pësoi djegie nga flakët në Delvinë, ja sesi është gjendja e kalit! I vendoset emri “simbolik”

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pësoi djegie nga flakët në Delvinë, ja sesi

Zjarret e mëdha që përfshinë Delvinën përveçse banesave të shkrumbuara, shkaktuan edhe që shumë kafshë të digjeshin të gjalla. Megjithatë, një prej kafshëve të shpëtuara ishte edhe një kalë i cili u bë viral në rrjet për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë.

Aktualisht kali është i sigurt dhe në gjendje të mirë. Aktivisti Endri Goxhaj publikoi në rrjetet sociale një video të kalit në një strehimore ku po kujdesen për të.  Kafsha ka marrë të gjitha mjekimet e nevojshme nga veterineri dhe vijon të jetë nën mbikëqyrje.

Sipas postimit të bërë, kalit i është vendosur emri “Delvina” për shkak të qytetit që u rrethua nga flakët dhe përjetoi situatën më të rëndë nga zjarret.

“E quajtëm Delvina. Ka mbërritur në strehimore dhe tashmë është e sigurt në stallë. Ka pirë ujë, ka ngrënë, dhe veterineri i ka bërë infuzione bashkë me të gjitha mjekimet e nevojshme. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Ndërkohë le të lutemi që gjithçka të shkojë mirë. Misioni vazhdon”- shkruan Endri Goxhaj. Versus.al

Poll