AKTUALITET /

VIDEO/ 'Policia asnjë lëvizje', vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet Kleanth Bylyku një nga autorët e dyshuar

Në pranga ka rënë 42-vjeçari Kleanth Bylyku, i njohur edhe me identitetin tjetër Armando Gega. Ai është identifikuar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe ka qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 'Policia asnjë lëvizje', vrasja e Renato Hoxhajt

Policia e Vlorës ka ndaluar një tjetër person të dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur më 27 prill, rreth orës 06:20 të mëngjesit, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari Kleanth Bylyku, i njohur edhe me identitetin tjetër Armando Gega.

Ai është identifikuar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe ka qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Bylyku dyshohet se ka qenë bashkëautor në vrasjen me paramendim të Hoxhajt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Gjithashtu një ndër personat e tjerë të shpallur në kërkim për vrasjen e Hoxhajt është dhe Alesio Dobrozi, emër i njohur për policinë shqiptare i cili, sipas burimeve të fundit, ndodhet aktualisht në Dubai.

Në vitin 2021, Dobrozi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin (ky i fundit i vrarë më vonë në Athinë), u përfshinë në një ngjarje të rëndë ku hynë të armatosur në një lokal në qytetin e Lezhës.

Ndërsa në pranga për ngjarjen është vënë edhe Eris Mehmetaj, i dyshuar për ndihmë ndaj autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas hetimeve, Mehmetaj dyshohet se i ka vënë në dispozicion automjetin autorit të krimit. Ai vetë ka deklaruar se ia kishte lënë makinën një miku, pa qenë në dijeni për qëllimin e përdorimit të saj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.”/Versus.al

 

Poll