Durrës- Një tentativë për shkëmbimin e drogës është goditur nga policia në zonën e Golemit ku u arrestuan tre persona, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë.
Në pranga ranë Dario Sefa 21 vjeç dhe Shaban Tufa 36 vjeç dhe 17 vjeçari J.B nën akuzën për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Ndërsa u shpallën në kërkim Gersi Sallufi 39 vjeç dhe Mario Lluca 33 vjeç.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur të arrestuarit po shkëmbenin drogën me paratë në një parkim në zonën e Golemit në momentin që policia ka ndërhyrë dhe ka vënë në pranga të dyshuarit.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në total 6.2 kilogramë kanabis që u kap në momentin e shkëmbimit dhe gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve. Gjithashtu në shtëpinë e Shaban Tufës u gjet një armë zjarri pistoletë, dy jelekë antiplum dhe pajisje për kultivimin e kanabisit. Versus.al







