
Tiranë- Janë publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit në azilin privat pranë rrugës “Ali Visha” që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Siç shihet në pamje, efektivët e forcave “Shqiponja” kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë evakuuar të moshuarit e rrezikuar dhe bënë të mundur fiksjen e zjarrit në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve.
Katër të moshuar u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe tashmë gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Siç u raportua edhe më herët nga Versus.al dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga një batanije elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al







