AKTUALITET /

VIDEO/ Tre banorë dhe 30 kuaj bllokohen në malin e Korabit! Ndërhyjnë Forcat e Armatosura

Pas disa orëve të bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës, u bë i mundur shpëtimi i 3 banorëve dhe 30 kuajve në Malin e Korabit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tre banorë dhe 30 kuaj bllokohen në malin e Korabit!
Kuajt e bllokuar dhe momenti i mbërritjes së ekipit të shpëtimit

Dibër- Tre banorë dhe 30 krerë kuaj të bllokuara në një zonë të malit të Korabit në lartësi mbi 2100 metra, janë shpëtuar falë ndërhyrjes së Forcave të Armatosura.

Gjatë ditës së djeshme, u raportua për bllokimin e banorëve për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që arrinte deri në nivelin e 40 cm. Në operacionin e shpëtimit, morën pjesë 19 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i regjimentit të këmbësorisë së veriut.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e tre banorëve dhe 30 kuajve që kishin mbetur të bllokuar, raportohet të jetë e mirë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: