AKTUALITET /

VIDEO/ Tritoli në garazhin e "Visit të Garave", identifikohet autori! Pasi vuri lëndën plasëse u zhduk në pyll (EMRI)

Për të humbur gjurmët, autori është futur në pyll, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin e përdorur prej tij për të qarkulluar.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tritoli në garazhin e "Visit të Garave",
Foto: Elvis Kosova "Visi i garave" dhe autori Klodian Steli

Tiranë- Policia ka identifikuar autorin e vendosjes së tritolit që shpërtheu mbrëmjen e 24 korrikut në garazhin e Elvis Kosovës, i cili njihet ndryshe si “Visi i Garave”.

Mësohet se ka qenë 36 vjeçari Klodian Steli ai i cili ka vendosur tritolin në rrugën “Peti” në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar automjeti me të cilin autori nga Fushë Kruja lëvizi për të kryer krimin. Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan 4 makina. Pamjet e siguruara nga kamerat tregojnë momentin kur autori largohet me kapele në kokë dhe futet në pyll për të humbur gjurmët. Burime bëjnë me dije se mund të jetë larguar jashtë shtetit. 

 

“Visi i Garave” deklaroi se nuk kishte probleme me njeri, por ky i fundit rezulton të jetë arrestuar më parë për vjedhjen e një automjeti luksoz “Audi” me vlerë 200 mijë euro që ishte marrë me qira nga një turk në Gjermani, por më pas u denoncua e vjedhur.

Pas hetimeve rezultoi se skema ishte ngritur nga turku dhe “Visi i Garave” për të përvetësuar mjetin luksoz. Versus.al

Poll