AKTUALITET /

VIDEO/ Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Policia nuk na la të shikonim trupin e djalit

Xhaxhai i viktimës është shprehur se se nipi i tij nuk kishte probleme me askënd dhe se punonte në ndërtim në Mal të Zi.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Policia
Naim Mataj

I afërmi i  33 vjeçarit të vrarë ditën e sotme në fshatin Dragoç të Shkodrës, Naim Mataj, djali i xhaxhait të babait të viktimës, ka folur para mediave ku është shprehur se i riu nuk kishte probleme me askënd dhe se punonte në ndërtim në Mal të Zi.

Naim Mataj: Ngjarjen e kemi marrë vesh nëorën 6 e gjysëm të mëngjesit. Asnjë problem nuk e ka pas. Ai jeton në Dragoç. Është ktheyr nga Belgjika një vit më parë dhe ka punuar në Mal të Zi. I ati tha se kam komunikuar në orën tetë e gjysëm me të. Tetë e gjysëm e mbrapa nuk ka komunikuar më.  Nuk kemi probleme me askënd. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shikonim kufomën. 

Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit, teksa ishte duke shkuar me makinë në shtëpi. 33-vjeçari u vra me breshëri kallashi rreth një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika në vendin tonë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

Poll