Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Dragoç , të Postribës në Shkodër. *Një 33 vjeçar i identifikuar si Ramazan Mataj është gjendur i vdekur brenda në makinë. *Mataj është gjetur nga banorët e fshatit të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. *Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të ditës së sotme, 5 janar, në rrugë ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz, të 33-vjeçarit , i cili ka humbur jetën në vend. *Babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë. *Dyshohet se autorët e kanë ruajtur Matën gjatë natës dhe në momentin kur ka dalë në rrugën kryesorë të fshatit e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur . *Disa fqinj janë shprehur se se kanë dëgjuar zhurma si të shtëna por kanë menduar se janë fishkezjarre duke mos e ditur se bëhet fjalë për vrasje. * *I riu kishte jetuar më parë në Belgjikë ndërsa pasi ishte kthyer në Shqipëri punonte në Ulqin në ndërtim
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Policia nuk na la të shikonim trupin e djalit

I afërmi i 33 vjeçarit të vrarë ditën e sotme në fshatin Dragoç të Shkodrës, Naim Mataj, djali i xhaxhait të babait të viktimës, ka folur para mediave ku është shprehur se i riu nuk kishte probleme me askënd dhe se punonte në ndërtim në Mal të Zi.
Naim Mataj: Ngjarjen e kemi marrë vesh nëorën 6 e gjysëm të mëngjesit. Asnjë problem nuk e ka pas. Ai jeton në Dragoç. Është ktheyr nga Belgjika një vit më parë dhe ka punuar në Mal të Zi. I ati tha se kam komunikuar në orën tetë e gjysëm me të. Tetë e gjysëm e mbrapa nuk ka komunikuar më. Nuk kemi probleme me askënd. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shikonim kufomën.
Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit, teksa ishte duke shkuar me makinë në shtëpi. 33-vjeçari u vra me breshëri kallashi rreth një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika në vendin tonë./Versus.al
View this post on Instagram
Autorët e ruajtën viktimën gjatë natës, zbardhen detaje nga atentati në Dragoç të Shkodrës! Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 33 vjeçarit Ramazan Mataj mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.
Dyshohet se autorët e kanë ruajtur Matën gjatë natës dhe në momentin kur ka dalë në rrugën kryesorë të fshatit e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur .
Disa fqinj janë shprehur se se kanë dëgjuar zhurma si të shtëna por kanë menduar se janë fishkezjarre duke mos e ditur se bëhet fjalë për vrasje.
Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov.
Policia e Shkodrës nuk e njeh si njeri problematik brenda vendit, as atë dhe as familjarët. Sipas hetimeve të para ndaj 33 vjeçarit është qëlluar nga të dyja krahët çfarë do të thotë se mund të jenë të paktën 2 autorë qitës.
Gjithashtu i riu ishte kthyer para një vit nga Belgjika dhe policia po heton nëse ka patur konflikte në Belgjikë gjatë periudhës që ka jetuar atje./Versus.al
Pamje nga vendi ku u ekzekutua 33 vjeçari
View this post on Instagram
VIDEO/ Vrasja në Postribë flet babai i viktimës: Djali im s'kishte probleme me persona të tjerë

Shkodra u trondit këtë mëngjes nga një ngjarje tragjike, ku një vrasje me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç. 33-vjeçari Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet për rastin e rëndë.
Babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”. është shprehur babai i viktimës. /Versus.al
View this post on Instagram
Atentati në Dragoç të Shkodrës, reagon policia e Shkodrës
Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Sipas autoriteteve, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 të datës 5 janar, në një rrugë të zonës.
Po sipas uniformave blu persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.
Në venden e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, duke përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë e Policisë së Shkodrës, për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët. Hetimet vijojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Versus.al
Vrasja me armë në Shkodër, identifikohet viktima
33 vjeçari i ekzekutuar brenda në një makinë mëngjesin e sotëm është identifikuar si Ramazan Mataj.
Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. 33-vjeçari Mataj është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e kësaj vrasjeje./Versus.al
EMRI/ Atentat në Shkodër, ekzekutohet në makinë 33 vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, Postribë të qytetit verlindor, Shkodër.
Një 33 vjeçar është gjetur i vrarë brenda një makine nga banorët e fshatit, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.
Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj dhe nga informacionet e para thuhet se është qëlluar me armë nga jashtë.
Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk bëhen me dije, ndërsa policia nuk ka dal akoma me një komunikatë zyrtare./Versus.al







