AKTUALITET /

VIDEO/ Zbardhen djegiet e automjeteve në seri në Pogradec, në pranga një 38-vjeçar, në kërkim porositësi

Policia e Pogradecit finalizon operacionin “The Last Fire”, arreston autorin e zjarrvënieve dhe shpall në kërkim porositësin e dy automjeteve të djegura.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zbardhen djegiet e automjeteve në seri në Pogradec, në

Pas një operacioni intensiv hetimor të koduar “The Last Fire”, policia ka zbardhur dy zjarrvënie të qëllimshme të automjeteve në qytet, njëra e kryer në dhjetor të vitit 2025 dhe tjetra tre ditë më parë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është arrestuar autori i dyshuar, J.T., 38 vjeç, ndërsa porositësi i zjarrvënieve, E.F., 38 vjeç, banues në Korçë, është shpallur në kërkim. Automjetet e djegura ndodheshin në pronësi të A.M. dhe E.M., në lagjen nr.1 të Pogradecit.

Po ashtu, një 21-vjeçar, J.L., banues në Korçë, po procedohet penalisht për veprën “Moskallëzimi i krimit”. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Operacioni “The Last Fire” tregon angazhimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec për dokumentimin dhe ndëshkimin e veprimeve kriminale në qytet.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “The last fire”.
Zbardhen djegiet e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhura në qytetin e Pogradecit, njëra prej tyre kryer në muajin dhjetor dhe tjetra 3 ditë më parë.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim porositësi i zjarrvënieve.
Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 28.12.2025 dhe 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogjën dy automjete, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e këtyre ngjarjeve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The last fire”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi J. T., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim porositësi shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.
Këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, jane autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të lartpërmendura, të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, ku në lagjen nr.1, Pogradec, u dogjën me zjarr automjetet në pronësi të shtetasve A.M., dhe E. M.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 
Poll