Policia kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë disa qytetarëve të cilët kishin mbetur në një Velierë në Ishullin e Sazanit. Qytetarëve iu rrezikua jeta për shkak të motit të keq dhe dallgëve të larta.
Njoftimi i policisë:
Ishulli i Sazanit
Policia Kufitare e Vlorës reagon me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke iu ardhur në ndihmë disa shtetasve që udhëtonin me një veliere, jeta e të cilëve rrezikohej nga moti i keq dhe dallgët e larta.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.
Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Versus.al







