AKTUALITET /

Vidhte çantat me para që linin turistët në makinë, arrestohet 29 vjeçari në Sarandë (VIDEO)

Shkruar nga Versus
Vidhte çantat me para që linin turistët në makinë,
Momenti i filmuar nga kamerat e sigurisë

Vlorë- Një 29 vjeçar i identifikuar si Kadri Seitaj është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të kryera në lagjen nr.1 të qytetit.

Seitaj me banim në Berat kishte si objektiv kryesor çantat të cilat qytetarët i linin brenda makinave të tyre. Më datë 18 qershor kishte vjedhur shumën prej 114.000 lekësh në një automjet.

Pre e tij kanë rënë makinat e turistëve të cilët linin çantat brenda në automjet. Policia po e heton për të zbardhur edhe vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer i riu i arrestuar. Versus.al

Poll