AKTUALITET /

Vijon beteja me flakët në zonat e Vlorës dhe Sarandës, si paraqitet situata

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren, por vështirësitë në akses dhe përmasat e vatrës po e bëjnë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.

Shkruar nga Versus

 

Vijon beteja me flakët në zonat e Vlorës dhe Sarandës, si

Një vatër e re zjarri është raportuar mëngjesin e sotëm në zonën e Dukat Fushë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke. Situata është përkeqësuar për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, të cilat po favorizojnë përhapjen e zjarrit me shpejtësi në drejtim të banesave të afërta.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren, por vështirësitë në akses dhe përmasat e vatrës po e bëjnë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkohë, situata mbetet kritike në disa zona të jugut, ku janë shënuar përhapje të tjera të zjarreve. Aksi Sarandë–Konispol është aktualisht ndër më të prekurit, ndërsa vatra aktive janë regjistruar gjithashtu në:

Dukat
Sherishtë
Kaninë
Senicë
Sasaj
Markat
Vërgo

Autoritetet lokale dhe emergjencat civile i bëjnë thirrje qytetarëve që ndodhen pranë zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të njoftojnë menjëherë në rast të rrezikut për jetën apo pronën. /Versus.al

Tags:

zjarr

Poll