Në një dëshmi tronditëse, Alibej rrëfen periudhën pas kthimit nga Anglia në fillim të vitit 2018, kur ndodhej nën presion dhe ndiqej nga individë të njohur të botës së krimit. “Kisha një Audi gri që e përdorja edhe vetë, por edhe të afërmit. Më thoshin se me këtë makinë na ndiqnin,” shprehet ai.
“Në Angli qëndrova deri në fillim të vitit 2018. U ktheva përfundimisht në Shqipëri. Kisha një Audi gri që e përdorja edhe vetë, por ia lija edhe të afërmve. Më thoshin: "Me këtë makinë na ndjekin." Një herë, kur po dilja me familjen, vura re që më ndiqte Xhoni Rusta. Ne e kishim mbyllur këtë histori. Një ditë shkova te lagjja "5 Maji", më ndiqte një Audi e bardhë. Kisha edhe armë për vetëmbrojtje. Ishin katër veta në atë makinë. Më parakaluan dhe më provokuan duke u afruar. Unë e qëllova nga pas dhe e plagosa. Nuk e kisha më faj. U shpalla në kërkim. Në fakt, isha në kërkim edhe kur ndodhi ngjarja e 29 dhjetorit 2018.”- tha ai. Versus.al







