AKTUALITET /

Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor!

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 shtator dhe do të përfundojë më 12 qershor 2026. Për maturantët, mësimi përfundon më 25 maj, ndërsa provimet do të zhvillohen midis 1 dhe 26 qershor.

Shkruar nga Versus

Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 shtator dhe do të përfundojë më 12 qershor 2026. Për maturantët, mësimi përfundon më 25 maj, ndërsa provimet do të zhvillohen midis 1 dhe 26 qershor.

Nxënësit e klasave të 9-ta do të mbyllin mësimin më 29 maj, me provimet që do të mbahen më 15-26 qershor.

Pushimet dimërore do të jenë nga 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026 për të gjithë nivelet e arsimit, ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë do të zgjasin nga 30 mars deri më 3 prill 2026.

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht përmes platformës e-Albania. Librat falas do të shpërndahen në shkollat përkatëse, ku prindërit duhet të informohen për datat specifike.

Ministria e Arsimit rikujton se përdorimi i telefonave gjatë mësimit dhe në ambientet e shkollës mbetet i ndaluar. Masat për shkelësit janë forcuar dhe prindërit do të njoftohen menjëherë. Po ashtu, nxënësit inkurajohen të ndjekin programet psiko-sociale dhe të mbajnë kontakt me oficerët e sigurisë.

Ky vit shkollor përfshin gjithashtu tre konkurse kombëtare: Konkursi Kombëtar i Teatrit për shkollat 9-vjeçare, Festivali i Shkencës për shkollat e mesme dhe Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta./Versus.al

 

Poll