AKTUALITET /

Viti i ri shkollor shënon sërish rënie të numrit të nxënësve, mbyllen shkollat në disa qarqe

Me nisjen e vitit të ri shkollor, është shënuar sërish rënie drastike e numrit të nxënësve.

Shkruar nga Versus
Viti i ri shkollor shënon sërish rënie të numrit të
Klasë e boshatisur

Nisja e vitit të ri shkollor solli në vëmendje rënien drastike të numrit të nxënësve në të gjithë shkollat e vendit. Kështu, këtë vit 350 mijë nxënës deri në arsimin parauniversitar, ulen në bankat e shkollës, rreth 60 mijë më pak se vitin e kaluar kur numri i nxënësve në total ishte 416 mijë.

Numri i fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës shënoi po ashtu ulje, nga 29 mijë në vitin e kaluar, në 28 mijë këtë vit.

Ulja e numrit të nxënësve ka shkaktuar edhe mbylljen e shumë shkollave në rang vendi, kryesisht në zonat e thella malore dhe në fshatra të braktisur si pasojë e emigracionit.

Shkodër, janë tre shkolla që mbyllen teksa nxënësit do të përqendrohen në shkolla të tjera në qendra të fshatrave. Raportohet të jenë rreth 400 nxënës më pak apo 2% krahasuar me një vit më parë. Shifrat i bëri publike drejtoresha e zyrës vendore të Arsimit, Brisela Kadija.

Edhe në Elbasan, viti shkollor nis me uljen e numrit të nxënësve në çdo shkollë të qarkut. Në bankat e shkollës në këtë qark do të ulen 1028 nxënës duke shënuar rënie me 2.8% krahasuar me vitin e kaluar. Për shkak të uljes së numrit të nxënësve disa shkolla në fshatrat e thellë të qarkut do të mbyllen dhe nxënësit e mbetur do u bashkangjitur shollave të tjera në qendrat e fshatit.

Korçë, janë mbyllur gjashtë shkolla si pasojë e rënies së numrit të nxënësve. Kështu për këtë vit shkollor, janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës 1302 nxënës në qarkun e Korçës nga 1698 që ishin vitin e kaluar. Rënie është shënuar edhe në numrin e nxënësve që regjistrohen në klasën e dhjetë, nga 1779 që ishin vitin e shkuar, në 1277 në këtë vit.

Shkak për uljen e numrit të nxënësve mendohet të jetë emigrimi masiv i familjeve me fëmijë të vegjël në vende të tjera por edhe migrimi brenda territorit të vendit, pra transferimi i familjeve nga rrethet drejt Tiranës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: