AKTUALITET /

Vodhi një portofol me lekë dhe karta bankare në Ksamil, kapet turisti hungarez! Po tentonte të ikte në Greqi

Shkruar nga Versus

Vodhi një portofol me lekë dhe karta bankare në Ksamil, kapet

Sarandë- Një turist hungarez është arrestuar nga policia pasi dyshohet se në plazhin e Ksamilit kishte vjedhur një portofol plot me lekë dhe karta bankare.

Në pranga ka rënë 36 vjeçari nga Hungaria me iniciale A.S i cili u kap në pikën kufitare të Qafë Botës në tentativë për të ikur në Greqi.

“Ai dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan të kërkuarin”, njoftoi policia vendore.

Gjatë kontrollit që polici kreu në mjetin e tij tip “Volkswagen”, u gjet edhe një përforcues grushti metalik. Versus.al

Poll