
Të enjten e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca e radhës mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes Albana Vokshi të cilën e ka paditur për shpifje.
Në seancën e kaluar të 15 prillit, biznesmenia pretendoi se Vokshi ka shpifur me deklaratat që ka bërë ndaj saj në komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Pas deklarimit të biznesmenes, prokurori i çështjes Elvin Gokaj kërkoi shtyrjen e seancës për sot (24 prill), ku do të jetë deputetja demokrate ajo e cila do paraqesë pretendimet e saj.
Vokshi doli para mediave ku deklaroi se kompania e Nushit ka përfituar shuma të mëdha nga shteti për analizat e Check Up të cilat kushtojnë shumë më pak nga sa është çmimi aktual me të cilin kryhen. Versus.al








